E rëndë/ Po ktheheshin nga pushimet e Vitit të Ri, bomba shpërthen poshtë autobuzit duke shkaktuar vdekjen e 14 studentëve

Të paktën 14 njerëz kanë vdekur dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një pajisje shpërthyese e improvizuar (IED) shpërtheu poshtë një autobus në Burkina Faso veriperëndimore.

Automjeti po transportonte kryesisht studentët në vendet e tyre të studimit pas pushimeve të Vitit të Ri që i kishin kaluar pranë familjarëve. Sipas raportimeve autobusi po kalonte mbi IED në Toeni.

Nuk është e qartë se kush ishte prapa sulmit por kërcënimi xhihadist është rritur kohët e fundit në Burkina Faso transmeton BBC.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendet perëndimore janë përpjekur të ndihmojnë qeveritë në rajon të luftojnë kryengritësit, por dhuna ka vazhduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?