E rëndë, qytetari humb jetën pak orë pasi u vaksinua kundër Covid

Një qytetar nga Kalifornia humbi jetën disa orë pasi u vaksinua kundër koronavirusit.

Zyra e sherifit tha përmes Facebook se Shërbimi Shëndetësor dhe Mjeko-Ligjor i qarkut ishte njoftuar për vdekjen e papritur të qytetarit dhe se po kryhen hetimet e nevojshme në lidhje me çështjen.

Nuk është e qartë se më cilën nga dy vaksinat e aprovuara përkatësisht Pfizer / BioNTech ose Moderna është vaksinuar qytetari.
Sipas të dhënave, ai ndërroi jetë në 21 Janar.

Vendet europiane, përfshirë Holandën dhe Bullgarinë, kanë raportuar efekte anësore tek personat që janë vaksinuar me Pfizer / BioNTech.

Në dhjetor, një burrë në një azil në Zvicër vdiq disa ditë pasi iu dha doza e parë e vaksinës, por nuk u zbulua asnjë lidhje midis shkakut të vdekjes dhe vaksinës.
Javën e kaluar, një person në Belgjikë vdiq pesë ditë pasi u vaksinua më të njëjtën vaksinë.

Ndërkohë janë duke u zhvilluar hetimet e nevojshme për të kuptuar lidhjen midis shkakut të vdekjes dhe vaksinës. Hetime të njëjta po zhvillohen gjithashtu edhe në Norvegji për vdekjet e 23 personave pas vaksinimit me Pfizer / BioNTech./abcnews.al

SHKARKO APP