E shtruar në spital me koronavirus, ministrja belge del nga intubimi

Ministrja e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Sophie Wilmes, informoi për daljen e saj nga njësia e kujdesit intensiv të spitalit ku  ishte trajtuar që nga java e kaluar.

Vilmes u konfirmua pozitive me koronavirus rreth dhjetë ditë më parë dhe u gjykua e nevojshme për t’u shtruar në spital, ndërsa edhe u intubua.

Tashmë ajo ka arritur të dalë, dhe sipas saj gjendja shëndetësore u përmirësua, megjithatë  do t’i duhet të qëndrojë në spital për disa ditë të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?