E shtypi autobusi, thanë se vdiq nga Covid/ Qeveria del “bllof” me shifrat, si u zbuluan mijëra vdekje “të rreme”
Qeveria britanike nuk ka arritur t’i numërojë siç duhet shifrat e koronavirusit, ose ka vendosur ta shfrytëzojë situatën. Nuk dihet cila është e vërteta e kësaj historie, por sot u deklarua se mijëra vdèkje nuk janë shkaktuar nga Covidi. Gabimin statistikor e zbuloi rishqyrtimi i profesorëve të Universitetit të Oksfordit dhe East Anglia.
Akademikët zbuluan se metodat e Shëndetit Publik në Angli nënkuptonin që llogarisnin si víktimë të Covid cdo person që ndërronte jetë pasi testonte pozitiv për Covid-19, edhe nëse e kishte shtypur autobusi dhe e kishte lùftuar sèmundjen muaj më parë.
Ky gabim mund të ketë ndodhur ne rreth 4.000 raste, ose gati 10% e vdekjeve totale nga Covid-19. Ministri i Shëndetësisë së Anglisë pritet që ta deklarojë shifrën e re në fund të javes, pas rishqyrtimit dyjavor që gjeti gabimin.
Professor Heneghan, Drejtor i Qendrës për Mjekësinë e Bazuar në Evidence, Universiteti i Oxfordit tha: “Nuk ka kuptim të vendosesh Còvid-19 si shkak i vdèkjes, kur vdèkja ka ndodhur të paktën 28 ditë pas shërimit!”