E tallën për gatimin, gruaja vret 5 famijarët duke u hedhur helm në ushqim

Një grua në Indi është dënuar me vdekje pasi dyshohet se ka helmuar 5 persona, përfshirë bashkëshortin e saj dhe famijarët.

Pradnya Survase hodhi pesticide të ndryshme në ushqim gjatë një feste në shtëpi, ku morën pjesë 120 persona, më 18 qershor.

Pesë të ftuar, përfshirë 4 fëmijë vidqën pasi ju shërbye gjella e helmuar në fshatin Mahad.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

23-vjeçarja kishte për qëllim të vriste bashkëshortin e vet, vjehrrën, dy kunatat e saj, motrën e vjehrrës dhe bashkëshortin e saj, raporton Hindustan Times.

Policia raporton se Survase pretendon se që ku u martua dy vite më parë, ata e kishin fyer për shkak se ishte me ngjyrë dhe e tallnin për gatimin.

Survase, e cila ishte divorcuar nga bashkëshorti i parë, besonte se të afërmit i kishin dëmtuar martesën e dytë.

Në festë të ftuarve iu shërbyen ushqimet që u përgatitën nga një kuzhinier. Ata filluan vjellin e të ankoheshin për dhimbjet e stomakut dhe rreth 88 vetë u shtruan në spital.

Katër fëmijë mes moshës 7-13 vjeç vdiqën së bashku me 53-vjeçarin Gopinath Nakure. Dy prej të vdekurve ishin të afërm të Survase.

23-vjeçarja mori pluhur që përdoret për të vrarë gjarpërinjtë.

Survase u akuzua për vrasje, vrasje në tentativë dhe komplot, sipas Kodit Penal indian. Ajo përballet me dënimin maksimal, atë me vdekje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?