E tmerrshme: 25 vjeçari përdhunon vajzën 5 vjeçe në ambientet e ambasadës

Një 25-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përdhunuar një vajzë vetëm  5 vjeçe në ambientet e ambasadës amerikane në kryeqytetin Indian, Delhi.

I riu u arrestua të shtunën pasi prindërit e vogëlushes bënë padi në polici, informon agjencia e lajmeve PTI.  Mësohet se përdhunimi ka ndodhur të shtunën në mëngjes.

Vajza është në gjëndje shëndetësore stabël,  ndërsa babai i saj jetonte si punëtor në ambasadë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia tha se 25 vjeçari i cili punonte si shofer nuk ishte punonjës i ambasadës por jetonte në të njëjtën lagje ku banonte dhe stafi i ambasadës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai joshi vajzën në shtëpinë e tij pasi e pa të luante jashtë, tha një hetues për gazetën Kur e vogla është kthyer në banesë I ka treguar të ëmës se çfarë kishte ndodhur. Ajo është dërguar menjëherë në spital dhe mjekët konfirmuan se vajza ishte përdhunuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?