E trishtë/ Bie nga 300 metra lartësi, vdes 31-vjeçari

Një alpinist amerikan ka vdekur dhe një tjetër është plagosur gjatë tentativës për të zbritur nga mali i El Potrero Chico në veri të Meksikës.

Brad Gobright nuk i bëri mirë llogaritë në zbritje, duke humbur ekuilibrat dhe përfunduar në humnerën e thellë prej 300 metrash. 31-vjeçari shoqërohej nga shoku i tij, Aidan Jacobson, 26-vjeçar, i cili ra nga një distancë më e shkurtër dhe mbijetoi me lëndime të vogla.

Gobright ishte i njohur për ngjitjen pa pajisje sigurie, por në kohën që të dy tentuan të përdornin litarët, e njohur si teknika “Abseiling” humbën ekuilibrat, duke përfunduar në humnerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?