E trishtë/ Ndërron jetë dy ditë pas dasmës

Një 37-vjeçare ka ndërruar jetë dy ditë, pasi kishte kurorëzuar martesën e saj. Gemma Greenwood, nga Middleton, Greater Manchester ndërroi jetë në 20 Dhjetor, pasi u diagnostikua me kancer të zorrëve.

Vetëm tetë ditë para vdekjes së saj, mjekët i thanë Greenwood se kanceri ishte shumë agresiv. Familja i siguroi asaj 2000 Paund në mënyrë që të trajtohej në Gjermani, por ishte e kotë pasi sëmundja i mori jetën shumë shpejt.

Motra e saj Becky, 34 vjeçe, është shprehur, “ajo u përkeqësua shumë shpejt dhe nuk e dinim se sa kohë i kishte mbetur. Një ditë para se të vdiste, ajo tha: “Nuk mendoj se do të jem këtu nesër”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gemma ishte martuar me bashkëshorti e saj Ben Greenëood në Burnley, Lancashire, dy ditë para vdekjes së saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gemma, ka shkuar tek mjeku në pranverë të vitit 2015 ku kreu disa analiza dhe nuk kishte asnjë problem. Më pas në vitin 2016 bëri analiza dhe konsulta me mjekët, por nuk u diangonstikua me asnjë sëmundje. Motra e saj tha se ajo nxirrte gjak nga goja, por mjekët i thanë që nuk ka asnjë problem.

Kanceri iu përhap shumë shpejt dhe brenda 10 ditëve që e zbuloi ajo ndërroi jetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?