E zunë me gurë, por Vuçiç shkon prapë në Srebrenicë

 

Pak muaj më parë, atje zunë me gurë, por Vuçiç shkon prapë sot në Srebrenicë.

Kështu, mësohet se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç , do të qëndrojë ditën e sotme në qytetin ku ka ndodhur masakra e 8.000 burrave dhe djemve myslimanë, në vitin 1995.

Atje ai do të ndjekë një konferencë ekonomike dhe do të bëjë madje edhe homazhe te memoriali i viktimave të masakrës.

Kjo është vizita e parë e Vuçiçit në Srebrenicë qysh më 11 korrik, kur është shënuar përvjetori i 20-të i masakrës.

Atëherë, Vuçiç është detyruar të largohet pasi është sulmuar nga masa. 

SHKARKO APP