Edhe Japonia kërkon që shtetasit e saj të largohen nga Ukraina
Pas SHBA-së, edhe ministria e Jashtme e Japonisë ka paralajmëruar qytetarët e saj në Ukrainë që të largohen nga vendi për shkak të tensioneve në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Ekziston një mundësi në rritje që situata të përkeqësohet me shpejtësi”, tha ministria në një deklaratë.
Alarmi i udhëtimit për Ukrainën është ngritur në nivelin më të lartë, dhe qytetarët japonezë janë këshilluar që të largohen nga vendi dhe të shmangin udhëtimin në këtë vend “pavarësisht qëllimit”.