Edhe krahu i djathtë i Putin i përfshirë në “Panama Papers”
Kremlimi deklaroi se synimi i skandalit “Panama Papers” është destabilizimi i Rusisë dhe Putin. Por detaje të tjera po dalin në dritë.
Sipas hetimeve në skandalin financiar është përfshirë edhe Tatiana Navka. Ajo është bashkëshortja e Dmitry Peskov.
Ky i fundit është krahu i djathtë i Putin. Prej disa vitesh ai është sekretari për shtyp i Putin. Tatiana Navka është një kërcimtare mbi akull dhe emri i saj rezulton të jetë i përfshirë në “Panama Papers”.
Ende ngelet për t’u përcaktuar roli i saj dhe të zbulohen lëvizjet që ka bërë, por dyshimet mbi presidentin rus sa vijnë e rriten.
KOHA JONË SONDAZH

