Edhe Mali i Zi në NATO, Aleanca i drejton ftesën
NATO ka ftuar zyrtarisht Malin e Zi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është zgjerimi i parë i NATO-s në 6 vitet e fundit.
Jens Stoltenberg, kreu i NATO-s, tha se bëhet fjalë për një “vendim historik”.
Rusia ka paralajmëruar gjithmonë kundër përfshirjes së Malit të Zi nëNATO, duke thënë se kjo gjë do të ishte një kërcënim për stabilitetin në Ballkanin perëndimor.
Negociatat për futjen e Malit të Zi në NATO pritet të zgjasin rreth një vit.
KOHA JONË SONDAZH

