Edhe në Piacenca krematoriumi në kolaps, janë mbledhur qindra arkivole

Numri i lartë i viktimave me Covid-19 i regjistruar në Italia e kryesisht në rajonet veriore ka vënë në vështirësi serioze shërbimin e funeralit e varrezat publike në majft qytetet në këto rajone,

Pak ditë më parë kryetari i Bashkisë Giorgio Gori apeloj për ndihmë nga ushtria për të përballuar emergjencën e mungesës së vendeve në varrezat e qytetit e për rradhët e gjata në furrën e vetme të krematoriumit me një kapacitet prej 25 viktima në ditë.

Shumica e familjarëve të viktimave me COVID’19 në Itali kanë zgjedhur ritin e krematoriumit për të afërmit e tyre, për të mos i lënë të presin me javë të tëra në morgjet e spitaleve apo në kishat e tejmbushura me arkivole.

E njëjta situtatë emergjence shfaq gjatë orëve të fundit dhe qyteti i Piacenzës.

E përditshmja lokale “Libertà” informon se viktimat në këtë qytet kanë arritur në 314.

(Foto te publikuara nga liberta.it)

Në qytet ka një furrë të vetme krematoriumi me një kapacitet 12-13 trupa në ditë e numri i viktimave që presin në rradhë rritet me 20-30 trupa çdo ditë pra dyfish më shumë.

Autoritetet përgjegjëse të qytetit të Picenzës japin alarmin se sistemi po shkon në kolaps e kanë nevojë për ndihmë për dërgimin e trupave në furra të tjera në qytetet më të afërta.

Një ditë më parë në Breshia një autokolonë me makina ushtarake dërgoj 70 trupa në furra të tjera jashtë qyteti, e njëjta gjë dhe në Bergamo ku ditë më parë po ushtria mori në ngarkim dërgimin e 60 trupave të tjerë jashtë qytetit për të kryer ceremoninë e krematoriumit.

(Foto: Nga nje reportazh i DW)

SHKARKO APP