Edhe pse në luftë, Ukraina eksporton drithërat e para me tren në Europë
Pas më shumë se një muaj që pas nisjes së luftës, tregtarët kanë eksportuar furnizimet e para të misrit ukrainas në Europë me tren pasi portet detare të vendit mbeten të bllokuara.
Ukraina është një prodhues dhe eksportues kryesor global i drithërave dhe pothuajse të gjitha eksportet e saj janë transportuar tradicionalisht nga portet e saj të Detit të Zi. Eksportet mujore të drithërave i kalonin 5 milionë tonë para luftës.
Tregtarët dhe zyrtarët e bujqësisë kanë thënë se Ukraina, e cila ende ka vëllime të konsiderueshme të drithit në magazinë, mund të fillojë të eksportojë me tren përmes kufirit të saj perëndimor.
“Grupet e para prej disa mijëra tonësh misër tashmë janë eksportuar përtej kufirit tokësor perëndimor të Ukrainës. Vështirësitë me logjistikën vazhdojnë, oferta ende mbizotëron mbi kërkesën, por çmimet kanë pushuar së rëni”,-tha APK-Inform në një raport.