Edhe Roma ndërton incenerator për të shpëtuar qytetin nga kriza e plehrave

Kryeqyteti i Italisë, Roma, ka vendosur të ndërtojë një incinerator për djegien e plehrave. Ky projekt i kryebashkiakut Roberto Gualtieri cilësohet si shpëtim për qytetin nga plehrat por edhe pika e kthesës për ringritjen e Romës, sipas një shkrimi të publikuar në New York Times.

Artikulli përshkruan situatën alarmante në të cilën ndodhet Roma me plehrat, e cila u përkeqësua edhe më shumë gjatë verës me vendosjen e zjarreve të qëllimshme në impiantet e plehrave, çka solli një ndotje të madhe të ajrit në kryeqytetin e lashtë europian.

Sipas “New York Times”, inceneratori i Romës kap vlerën e 600 milionë euro dhe pritet të përfundojë në vitin 2025. Ky impiant do t’i kthejë plehrat e Romës në energji. Kryebashkiaku Roberto Gualtieri është i vendosur ta zbatojë projektin që i jep fund situatës dramatike të mbetjeve.

SHKARKO APP