Edhe shërbimet bien në Shba – Sektori prek nivelin më të ulët në 3 vite
Sektori i shërbimeve në Shtetet e Bashkuara gjatë Shtatorit u rrit me një hap ndjeshëm më të ngadaltë se muaji paraardhës, duke prekur kështu nivelin më të ulët në 3 vite, tregojnë të dhënat më të fundit që vijnë nga ekonomia më e madhe e botës dhe që rrisin edhe më shumë shqetësimet që e rrethojnë atë.
Indeksi që mat performancën e sektorit të jo-manifakturës, e që tregon performancën e shërbimeve, u regjistrua në 52.6 pikë gjatë Shtatorit, në rënie të ndjeshme krahasuar me Gushtin apo Korrikun. Niveli i 50 pikëve ndan rritjen nga kontraktimi. Shifra rezulton të jetë më e ulta që prej gushtit të vitit 2016.
Të dhëna të tjera gjatë javës tregonin se indeksi PMI për sektorin e manifakturës ka zbritur në 47.8 pikë gjatë Shtatorit, që është niveli më i ulët që prej Qershorit të vitit 2009 e që sinjalizon se lufta tregtare po dëmton rëndë prodhuesit e ekonomisë më të madhe të botës, të cilët zënë 12% të PBB-së së vendit.