Ekipi elektoral i Harris: Biden ka faj për humbjen
”Biden mban përgjegjësi të madhe për humbjen e Kamala Harris”. Një burim nga ekipi i zëvendëspresidentes e tha këtë për CNN. Donald Trump është presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Një rikthim i jashtëzakonshëm për një ish-president që refuzoi të pranonte humbjen katër vjet më parë, shkaktoi një kryengritje të dhunshme në Kapitol, u dënua për akuza të krimit dhe u mbijetoi dy atentateve. Me fitoren në Uiskonsin, Trump siguroi 279 vota elektorale nga 270 që ishin të nevojshme për të siguruar presidencën. Ndërsa Kamala Harris arriti të marrë 223 vota. Fitorja e Trump u konfirmua pasi triumfoi në katër shtetet kyçe për këto zgjedhje: Pensilvani, Uiskonsin (Wiskons), Karolinë të Veriut dhe Xhorxhia.