Eksperimente të qeverisë amerikane: Koronavirusi mund të shkatërrohet nga rrezet e diellit

Eksperimentet e kryera nga Departamenti Amerikan i Sigurisë tregojnë se koronavirusi mund të shkatërrohet ‘shpejt’ nga rrezet e diellit.

Sipas “Daily Mail”, ata zbuluan se rrezet e diellit të simuluara ‘vranë me shpejtësi virusin‘, ndërsa pa atë trajtim, ‘asnjë humbje domethënëse e virusit nuk u zbulua në 60 minuta’.

Sidoqoftë, ata deklarojnë se rezultatet nuk janë provuar ende dhe nuk do të thotë se bota do të shohë një rënie të menjëhershme të rasteve të reja edhe nëse ato provohen.

SHKARKO APP