Ekspertët: Biden të mbajë maskë, Covid po qarkullon sërish
Nëse rrezikoheni nga sëmundje të rënda apo nga pasoja fatale të shkaktuara nga Covid-19, mund të jetë koha që të nxirrni maskat nga sirtari dhe të mbroni veten.
Ky është sugjerimi që po japin një numër ekspertësh pasi virusi që shkaktoi një pandemi, po qarkullon sërish. “Këshillën duhet ta marrë i pari, presidenti 80-vjeçar Joe Biden”,-u shpreh mjekia kardiologe Jonathan Reiner.
“Tetëdhjetëvjeçarët përbëjnë grupin më të rrezikuar ndaj nderlikimeve të shkaktuara nga Covid”,-shtoi Reiner. Të paktën derisa numri i të infektuarve të bjerë sërish, do të ishte mirë që presidenti Biden të marrë masa dhe të mbajë maskë në vende të populluara.