Ekspertët tregojnë 3 arsyet pse burrat preken më shumë nga Covid-19

Bota është nën ”sundimin” e pandemisë së Covid-19 që po përhapet me hapa të frikshëm. Me mijëra viktima regjistrohen çdo ditë dhe më të prekur sipas ekspertëve janë burrat. Kjo për 3 arsye. Tymosja e cigareve, pirja e alkoolit dhe shëndeti i dobët në përgjithësi, janë disa nga arsyet se pse koronavirusi po u merr jetën më shumë burrave sesa grave.

Duke marrë shembull nga Italia, burrat përfaqësojnë gati 60% e personave që rezultuan pozitivë për virusin dhe më shumë se 70% të atyre që kanë vdekur, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit të vendit (ISS). Kurse në vende si Koreja e Jugut, ku përqindja e grave që kanë rezultuar pozitive është më e lartë se ajo e burrave, rreth 54% e vdekjeve të raportuara janë mes burrave. Në këtë çështje nuk ndikon vetëm biologjia por edhe sjellja e bazuar në gjini. Pra mënyra e ndryshme e jetesës mes meshkujve dhe femrave luan një rol vendimtar në mënyrën sesi trupi i tyre mund të përgjigjet ndaj koronavirusit.

Kur do të dalë në treg vaksina që do të luftojë Covid-19?

Shkencëtarë, mjekë dhe ekspertë nga bota e zhvilluar që pas shpërthimit të pandemisë, janë në ”garë” për vaksinën që do të luftojë këtë virus vdekjeprurës. Zgjidhja mund të vijë nga Singapori. Studiuesit në Shkollën Shtetërore të Mjekësisë në Singapor, theksojnë se teknika e tyre ka nevojë vetëm për pak ditë për të vlerësuar një vaksinë potenciale dhe efektshmërinë e saj.

Kjo shkollë është zgjedhur nga firma amerikane “Arcturs Therapeutics” për të testuar zbulimet në luftën kundër pandemisë. ”Në vend që të presim 6 muaj për të parë nëse një vaksinë funksionon, ne do ta mësojmë këtë nga 3 deri në 5 ditë. Do të zbulojmë nëse ajo aktivizon gjenet e duhura dhe cilat nuk duhet të vendosen në punë, në mënyrë që të na çojë drejt zhvillimit të një sistemi të mirë imunitar për t’iu kundërvënë virusit”, tha Ooi Eng Eong, shkolla e mjekësisë në Singapor.

Kurse Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shetet e Bashkuara të Amerikës ka aprovuar përdorimin e klorokinës për të trajtuar pacientët me koronavirus. Udhëzimet e fundit nga Koreja e Jugut dhe Kina raportojnë që hidroksilkroina dhe kloroku janë trajtime efektive terapeutike antivirale për koronavirusin e ri. Hydroksilklorina është një ilaç (tabletë) i lirë, në dispozicion global, që u aprovua për përdorim të gjerë mjekësor që nga viti 1955. Zakonisht përdoret sot për trajtimin e malaries, lupus sistemik erytematosus dhe artritit reumatoid.

SHKARKO APP