Ekspertët zbulojnë fenomenin shqetësues në Itali dhe Izrael: Fëmijë nga mosha 10-vjeç po shfaqin…

Ekspertët po ngrenë alarmin pasi sipas të dhënvae të fundit rezulton se shumë fëmijë po infektohen me variantet e reja të Covid-19 në Izrael dhe Itali.

Izraeli i cili ka përparuar në vaksinimin e popullsisë së saj ka vënë re një rritje të menjëhershme të rasteve me Covid-19 te të rinjtë. Më shumë se 50 mijë fëmijë dhe adoleshentë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 gjatë muajit Janar, një shifër kjo që nuk ishte parë më parë në Izrael që nga shpërthimi i epidemisë.

Yuli Edelstein, ministri i Shëndetësisë në Izrael, i tha Jerusalem Post: “Ne morëm një letër nga Shoqata Izraelite e Pediatrisë që thoshte se ishin shumë të shqetësuar për rritjen e infektimeve te të rinjtë dhe studentët.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Cyrille Cohen, kreu i laboratorit të Imunoterapisë në Universitetin Bar-llan të Izraelit thanë se shifrat tregojnë se varianti B1 1.7 i shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar ka hyrë në Izrael në mes të dhjetorit dhe që atëherë shumë fëmijë duke filluar që nga mosha 10-vjeçare janë infektuar masivisisht nga Covid-19.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë një situatë e ngjashme është vënë re nga autoritetet vendase në Itali ku në fshatin Corzano, në provincën veriore të Brescia më 3 shkurt u raportua se 10% e popullsisë së saj, pra 1400 persona ishin infektuar dhe 60% e tyre ishin fëmijë.

Roberto Burioni, profesor i virologjisë në Spitalin San Raffaele në Milano komentoi në Twitter mbi fenomenin në Corzano: “Varianti anglez është shumë ngjitës, për këtë duhet të merren më shumë masa”, shkroi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?