Eksperti i OBSH-së: Covid-19 ka prekur veç 10% të popullësisë, pjesa tjetër…

Covid-19 ka prekur rreth 10% të popullsisë globale, duke lënë shumicën e njerëzve në mbarë botën të rrezikuar nga sëmundja. Ky është paralajmërimi që ka bërë ditën e sotme një ekspert i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Dr Mike Ryan, kreu i ekipit të urgjencave të OBSH-së, tha se pandemia “nuk po largohet” dhe vatra të reja po regjistrohen sërish në Azinë Jug-Lindore dhe në Europë.

“Vlerësimet tona më të mira aktuale na tregojnë se rreth 10% e popullsisë globale mund të jenë infektuar nga ky virus. Ai ndryshon në varësi të vendit, ndryshon nga zonat urbane në ato rurale, ndryshon në varësi të grupeve. Por ajo që dua të them është se shumica dërrmuese e botës mbetet në rrezik”,-tha Dr Ryan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?