Eksperti italian: Koronavirusi zhduket për dy minuta nëse plotësohen këto dy kushte
Teorive jo të pakta se virusi në verë do të dobësohet nga temperaturat e larta, i shtohet sot edhe një deklaratë e dhënë nga eksperti italian, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë.
Për disa nuk do të ndryshojë asgjë për sa i përket përhapjes së koronavirus, për të tjerë mund të rrimë më të qetë.
Valter Ricardi, këshilltar i ministrit italian të shëndetësisë, Speranca ka thënë sot për mediat italiane se i ngrohti dhe lagështira mund të zhdukin virusin.
Në një intervistë për La Stampa, Ricardi mbështetet tek një studim i 24 prillit të prezantuar nga nënsekretari për sigurinë e brendshme në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas këtij studimi, në një ambjent të mbyllur me një temperatura 24 gradë dhe me një lagështirë prej 20 për qind virusi mund të rezistojë në një sipërfaqe për 18 orë, ndërsa me 35 gradë dhe me 80 për qind lagështirë, jetëgjatësia e tij nuk është më shumë se një orë. Por nëse flasim për ambjent të hapur, në diell, mjafton një temperaturë prej 24 gradësh dhe i njëjti nivel lagështire që virusi të zhduket për dy minuta.
Ai pranon se kjo nuk do te thote se virusi nuk do te jete ne qarkullim, perkundraz, virusi do te qarkulloje dhe ne duhet te bejme shume kujdes, por vera do te ndihmoje.
Ai jep disa keshilla per italianet, se si duhet te sillen gjate fazes se hapjes, ne kohen qe mund te takojne familjare, vecanerisht me te moshuar.
Ai këshilllon shmangen totale te prekjeve dhe kontaktin e afert, mbajtjen e maskes dhe ruajtjen me fanatizem te distances. “Sapo te hyni ne banese lani mire duart”, thote ai, duke shtuar se “në një dhomë prej 30 metrash katrorë mirë është të mos qëndrojnë më shumë se katër persona”.
Duke u ndalur ne debatin per masken, ai thote se ajo duhet detyrimisht ne ambinet te mbyllur dhe aty ku nuk keni mundesi per distance sigurie, ndersa ne rruge, apo hapesira te medha, jo doemos, por gjithsesi duhet ta keni me vete, per cdo rast.