Ekstradimi i Gylen, SHBA Erdoganit: Ku i keni provat?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan Turqisë që të dorëzojë provat që e lidhin sipas saj imamin Fetullah Gulen me grushtin e dështuar të shtetit.

Kjo, teksa Ankaraja ka kërkuar prej Uashingtonit ekstradimin e imamit që Erdogan e ka akuzuar publikisht se qëndron pas përpjekjes së ushtarakëve për ta rrëzuar nga pushtetit.

Gjithashtu, veç kërkesës për më shumë prova, Departamenti i Shtetit lëshon edhe një paralajmërim për autoritetet turke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sekretari John Kerry kërkoi prej tyre që gjatë hetimeve të respektojnë ligjet në fuqi dhe foli për dëmtim të marrëdhënieve mes dy vendeve nga deklaratat publike të disa zyrtarëve turq, që sugjerojnë se Uashingtoni luajti rol në zhvillimet e fundjavës në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, në vend vazhdon ‘spastrimi’. 103 admiralë dhe gjeneralë janë arrestuar nën dyshimet se janë përfshirë në grushtin e shtetit, mbi 7 mijë zyrtarë dhe punonjës të policisë janë pushuar, ndërsa numri total i personave të ndaluar për rol dhe mbështetje të grushtit të shtetit ka shkuar në mbi 7 mijë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?