Ekstremi i djathtë fiton në Argjentinë
Argjentinasit kanë zgjedhur 53-vjeçarin Javier Milei të ekstremit të djathtë si presidentin e tyre të ri.
Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Milei kishte fituar afër 56% në balotazhin vendimtar, përpara rivalit të tij të majtë, Sergio Massa, me 44%.
Fitorja e të sapoardhurit radikal është përshkruar si “një tërmet politik”.
Ajo është mirëpritur nga politikanët me të njëjtin mendim, si ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili tha se Milei do ta “bënte Argjentinën përsëri të madhe”.
Ish-udhëheqësi i Brazilit Jair Bolsonaro tha se “shpresa do të shkëlqejë përsëri në Amerikën e Jugut”.
I quajtur ndonjëherë “El Loco” (i çmenduri) nga kritikët e tij, z. Milei ka premtuar ndryshime drastike, të cilat përfshijnë heqjen e monedhës vendase, pesos, për dollarin dhe “hedhjen në erë” të bankës qendrore.