Ekstremistët grek ndalojnë rrugëtimin e kukullës simbolike Amal
Grupi i ekstremistëve në Greqi ka ndaluar parakalimin e kukullës “Amal”,simbolit të emigrantes siriane e cila në një udhëtim simbolik është nisur nga Siria dhe do të mbërrijë në Mançester të Anglisë.
Gjatë udhëtimit prej më shumë se 8000 kilometra,simboli i emigrantes që inspiron gruan refugjate të luftës,është ndalur në disa qytete të vendit ku është pritur me reagime të ndryshme,diku me duartrokitje dhe diku me protesta.
Gjatë parakalimit në lagjet e athinës, “Amal” ka parakaluar më lagjen Monastiraqi ku është pritur me duartrokitje nga mijëra banorë të kryeqyteti helen. Duket se jo të gjithë grekët janë solidarizuar me dramën e refugjateve gra të luftës.