Ekuadori kërkon ndihmë – “Duhen $550 mln që të menaxhojmë fluksin e refugjatëve nga Venezuela”

Ekuadorit i duhen rreth 550 milionë dollarë për t`i dhënë ndihmën e duhur emigrantëve që vijnë nga Venezuela. Këta të fundit po largohen masivisht nga vendi i tyre si rrjedhojë e krizës së rëndë ekonomike që ka goditur vendin, me inflacionin me shumë zero tashmë, dhe me produktet bazë që mungojnë nëpër dyqane, e madje edhe me naftën që po mungon. Qeveria e Ekuadorit është ndër ato që i ka hapur dyert për fqinjët e saj, por kërkon ndihmë pasi nuk mund t`ia dalë e vetme.

Kjo ndihmë mund të vijë shumë mirë nga organizmat shumëpalëshe, si Organizata e Kombeve të Bashkuara, e përfshirë gjerësisht në çështje që i takojnë emigrantëve dhe refugjatëve. Kriza e refugjatëve nga Venezuela vlerësohet si mjaft e rëndë nga vetë OKB, madje e përmasave të njëjta me ata nga Lindja e Mesme, e disa viteve më parë. Vendet e Amerikës Latine janë takuar në fund të javës në Quito, për të diskutuar plane të koordinuara për menaxhimin e situatës.

Ekuadori vlerëson se gjatë 2018-ës kanë hyrë në vend 600 mijë qytetarë  nga Venezuela, pjesa dërrmuese të cilëve vazhdojnë rrugën për në Peru. OKB vlerëson se që prej vitit 2015, 3 milionë njerëz kanë braktisur vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?