Ekzekutimi i gazetarit, Turqia ka një tjetër regjistrim vokal

Turqia ka më shumë prova në lidhje me vrasjen ç’njerëzore të gazetarit Jamal Khashoggi, brenda ambasadës saudite. Një gazete turke shkruan se ekzstion një audio-regjistrim i dytë që mund të zbulojë më shumë të dhëna për vrasjen e 53-vjeçarit.

Regjistrimi vokal mendohet të jetë të paktën 15 minuta i gjatë dhe tregon qartazi se vrasja e gazetarit të Washington Post, ka qenë e planifikuar, shkruan ‘Daily Mail’.

Një provë e që e nxjerr kontradiktore deklaratën e prokurorit saudit, i cili pak kohë më parë tha se se të paktën 5 persona do të ekzekutohen, në lidhje me akuzat për vrasjen e gazetarit saudit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jamal njihej si një kritik i princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman, një nga motivet kryesore të vrasjes së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak kohë më parë, kryeministri kanadez, Justin Trudeau theu heshtjen në lidhje me vrasjen e Khashogit, ku tha se kishte dëgjuar regjistrimet turke.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?