Eliza Dushku godet me spont Hillary Clinton: Po ble vota
Edhe në SHBA duket se po blihen votat për zgjedhjet presidenciale nga kandidatët.
Kështu së paku ka bërë të ditur aktorja shqiptare Eliza Dushku, e cila përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram, e ka bërë të ditur këtë fakt.
“Po, Bernie Sanders fitoi. Mos i blini zgjedhjet”, ka shkruar ndër të tjerash Eliza.
Nuk dihet për kë e ka pasur konkretisht fjalën Eliza, por dihet se kundër-kandidatja e Sanders për t’u nominuar nga Partia Demokratike është Hillary Clinton, bashkëshortja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.
Dihet se aktorja 35-vjeçare është në kampin e Sandersit dhe po mundohet që ta bindë çdo votues se 74-vjeçari është kandidati i duhur për president të SHBA-ve.
KOHA JONË SONDAZH

