Emergjencë dhe kolaps, pacientët po vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit

Shteti që është në luftë të egër me Covid-19 është India, e cila është shndërruar në epiqendrën e pandemisë Covid-19. Ky shtet, me 1.4 miliardë banorë, po përballet me mungesë të shtretërve të lirë në spitale dhe me furnizime me oksigjen.

Nëpër rrugët e Nju Dehlit dhe në vende të tjera, trupat e viktimave nga virusi po digjen nëpër krematoriume të improvizuara. India ka nisur misionin e saj të vështirë për të vaksinuar të gjithë personat madhorë nga popullsia e saj prej 1.4 miliardë banorësh, teksa vendi është përfshirë nga një rritje e paprecedentë infektimesh me Covid-19.

Prej ditësh vende nga e gjithë bota po dhurojnë aparatura mjekësore dhe bombula oksigjeni për t’i ardhur në ndihmë sistemit shëndetësor indian që ndodhet pranë kolapsit.

Me më shumë se 300.000 raste të përditshme të raportuara në dy javët e fundit, Partia e kryeministrit indian, Narendra Modi, humbi zgjedhjet në shtetin kyç të Bengalit perëndimor, ndërsa vendi po lufton të frenojë valën e paprecedentë të infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19.

SHKARKO APP