Emigrantët, Juncker: Austria të marrë pjesë në rishpërndarjen

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka hedhur poshtë kërkesën e kancelarit austriak Christian Kern për përjashtimin e Austrisë nga skema e zhvendosjes së emigrantëve.

Përmes një letre, Juncer shprehet se: “Unë jam i bindur se Austria në përputhje me detyrimet e saj ligjore do të fillojë me rishpërndarjen e azilkërkuesve nga Italia dhe Greqia. Komisioni është i gatshëm për të diskutuar sesi mund të ndihmojë autoritetet austriake për të përmbushur gradualisht detyrimet e tyre. Sigurisht që ne marrim parasysh solidaritetin që Austria ka treguar në të kaluarën”.

Në vijim të letrës tre faqëshe, Presidenti i Komisionit Evropian thotë se kupton shqetësimin e palës austriake lidhur me këtë çështje, por kujton se situata ka ndryshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë e kuptoj shqetësimin dhe frikën tuaj, por unë dua të theksoj se situata ka ndryshuar”, shkruan Juncer duke kujtuar masat e marra si ngritja e Agjencisë Evropiane për rojet bregdetare dhe rojet e kufirit dhe se sipas tij pikat e nxehta në Itali dhe Greqi  tashmë janë “plotësisht funksionalë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?