Emigrantët mbyten në ishullin grek, 5 fëmijë të vdekur

 

Një anije është mbytur e si pasojë kanë humbur jetën disa njerëz dhe ka trembëdhjetë të zhdukur. Të paktën 11 të vdekur, duke përfshirë pesë fëmijë, shifrat nga mbytja e një anije në një ishull të vogël grek që ndodhet pranë brigjeve të Turqisë, në Detin Egje. Trembëdhjetë persona janë ende të humbur. Rojet bregdetare greke dhe ekipet e Frontex, të cilat ndërhynë pas marrjes së një telefonatës shqetësime, arritën të shpëtonin 26 persona, duke përfshirë 17 meshkuj, pesë gra dhe katër fëmijë. Sipas Fondazione Migrantes, janë 3200, duke përfshirë 700 fëmijë, që kanë vdekur në Mesdhe që nga fillimi i vitit më shumë që nga 2014, kur ata ishin 1600. Evropa bën thirrje shteteve të "bëjë më shumë".

Të katër fëmijët e mbijetuar janë transferuar me helikopter në një spital pranë ishullit Samos me simptoma të rënda të hipotermi. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), deri më tani këtë vit Greqia ka pranuar numrin më të madh të refugjatëve dhe emigrantëve në Evropë nga deti, rreth 700 mijë njerëz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, Greqia ka marrë këtë vit rreth 700 mijë njerëz. Ajo fton shtetet e BE-së dhe institucionet evropiane për të korrigjuar "disa mangësi operacionale" të pikave të mirëpritur.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Burimi: Corriere Della Sera

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?