Emigrantët në Shqipëri, Meloni: Marrëveshja do funksionojë, vendet e tjera të BE po e shohin me interes

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni thotë se marrëveshja me Shqipërinë për kampet e emigrantëve do të funksionojë. E pranishme në parlamentin italian, Meloni tha se “modeli Shqipëri”, po ndiqet me interes nga shumë vende evropiane, dhe në Itali do të kontribuojë në uljen e flukseve të emigracionit të parregullt.

”Modeli i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, për të zgjidhur emigracionin e paligjshëm do të ketë sukses. Ky model shërben më së miri dhe si mjet parandalues për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore, pavarësisht kundërshtive nga e majta, e çdo lloj niveli”, tha Meloni.

Deklarata u bë gjatë fjalimeve në parlament, në prag të mbajtjes së mbledhjes së Këshillit Evropian, ku do të diskutohet edhe situata e sigurisë dhe migracionit në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?