EMRI/ Shembet godina e “Amazon” në ndërtim e sipër, vdes shqiptari

Një shqiptar ka humbur jetën teksa punonte në Itali. Bëhet fjalë për Flamur Alsela, 50 vjeç, i cili punonte në një kantierin e ndërtimit të qendrës së re të shpërndarjes së kompanisë Amazon në Provincën e Alesandrisë.

50 vjeçari shqiptar Flamur Alsela humbi jetën pas shkëputjes së një pllake metalike të pavendosur mirë, e cila shkaktoi shembjen e të gjithë strukturës. 50-vjeçari shqiptar jetonte në Chiari dhe ishte përgjegjës në kompaninë e ndërtimit për të cilën punonte, raportojnë mediat italiane.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur edhe pesë punëtorë të tjerë, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.

“Mendimet tona dhe ngushëllimet e përzemërta për familjet e punëtorëve të përfshirë”, ishte ngushëllimi i Amazon vetëm disa orë pas tragjedisë.

/abcnew.al/

SHKARKO APP