Engel me 1000 shqiptarë, fushatë për Hillary Clinton

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel dhe asambleisti Mark Gjonaj kanë organizuar një takim me diasporën shqiptare në Nju Jork për të mbështetur kandidaturën e Hillary Clinton për presidente të SHBA-ve.

Në këtë tubim elektoral, ishin të pranishëm rreth 1000 veprimtarë të njohur e të dalluar të komunitetit shqiptarë në SHBA.

Në këtë takim, miku më i madh i shqiptarëve, Eliot Engel shprehu hapur mbështetjen e tij të plotë ndaj kandidates demokrate.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Unë mbështes Hillary Clinton-in. E mbështes me shumë entuziazëm. E njoh zonjën Clinton, shumë mirë. Ajo ka qenë gjatë këtyre viteve senatorja jonë e Nju Jorkut, dhe ka bërë një punë të mrekullueshme. Unë jam i bindur se punën e mrekullueshme, që ka bërë për shtetin e Nju Jorkut, ajo do të dijë ta bëjë për gjithë Amerikën. Prandaj edhe po e mbështes atë. Zgjedhja e saj si presidente do të jetë një moment historik, për Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me Hillary Clinton, si presidente, shqiptarët do të kenë në Shtëpinë e Bardhë mikeshën më të madhe të tyre”, tha Engel.

“Hillary Clinton, i njeh personalisht shumë individë, veprimtarë në komunitetin shqiptaro-amerikan. Ajo i njeh më së miri që të gjitha çështjet e politikës së jashtme, që kanë të bëjnë me shqiptarët. Unë jam dëshmitar për këtë, sepse kam diskutuar personalisht me të, shpesh lidhur me shqiptarët. Ajo gjithmonë ka biseduar për tema që u interesojnë shqiptarëve edhe me një numër veprimtarësh të këtij komuniteti”, u shpreh gjithashtu ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?