Epidemiologu suedez: Karantinimi i pabazuar në fakte shkencore, Covid-19 e ngjashme me gripin

Në Suedi deri më sot janë regjistruar 14,77 persona të infektuar me Covid-19, dhe të paktën 1,580 të tjerë kanë humbur jetën.

Megjithatë, Suedia është ndoshta shteti i vetëm në Evropë i cili nuk ka ndërmarrë masa kufizuese për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Ish-epidemiologu kryesor i Suedisë, Johan Gjesek, konsideron se mbyllja e qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre është një ide shumë e keqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Karantinimi dhe mbyllja e shteteve evropiane nuk janë masa të mbështetura në fakte shkencore. Mendoj se politika e duhur do të ishte mbrojtja e të moshuarve dhe personave që vuajnë nga sëmundjet tjera kronike, derisa tjerët do të duhej ta kishin parasysh se COVID-19 është një sëmundje e lehtë e ngjashme me një grip”, ka thënë profesori në Universitetin Karolinska në Stokholm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Historia e ka dëshmuar se pastrimi i duarve dhe distanca sociale janë metodat më të mira në luftën e çfarëdo sëmundje. Sapo të kryhen testet masive të antitrupave, besoj se do të tregojnë se gjysma e popullatës në Suedi tashmë e kanë kaluar sëmundjen e COVID-19, dhe se përqindja e vdekjeve do të jetë rreth 0,1 për qind”, përfundoi Gjesek.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?