Epiqendra e Covid-19, studimet e fundit vërtetojnë që është tregu…

Shkencëtarët kanë deklaruar se kanë “prova bindëse” që tregu i ushqimeve të detit dhe kafshëve të egra në Wuhan ishte epiqendra e shpërthimit të Covid-19. Dy studime të rishikuara nga studiuesit dhe të publikuara të martën rishqyrtuan informacionin nga shpërthimi fillestar në qytetin kinez.

Një nga studimet tregon se rastet më të hershme të njohura u grumbulluan rreth atij tregu, ndërsa studimi i dytë përdor informacionin gjenetik për të gjurmuar kohën e shpërthimit. Ai tregon se ka pasur dy variante të futura te njerëzit në nëntor ose në fillim të dhjetorit 2019.

Dy vjet përpjekje shkencore për të kuptuar virusin që shkakton Covid-19 u kanë dhënë këtyre studiuesve një perspektivë më të informuar. Kjo u ka mundësuar atyre të adresojnë një enigmë kryesore në të dhënat më të hershme të pacientëve. Që nga qindra njerëz që u shtruan në spital me Covid-19 në Wuhan, vetëm rreth 50 kishin një lidhje të drejtpërdrejtë dhe të gjurmueshme me tregun.

Ky hulumtim i hartës së rasteve të Covid-19 zbuloi se një përqindje e madhe e pacientëve të hershëm, pa lidhje të njohur me tregun, që do të thotë se ata as nuk punonin dhe as nuk bënin pazar atje, rezultuan se jetonin pranë tij.

SHKARKO APP