Erdogan: Anëtarësimi në BE jo më prioritet për Turqinë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Evropian nuk përbën më një nga prioritetet kryesore të Ankarasë. Sipas tij, BE-ja nuk po tregon gatishmëri për ta pranuar Turqinë si anëtare të plotë, ndërsa theksoi se një anëtarësim i mundshëm do të ishte në interes edhe të vetë Evropës.

Në një intervistë ku trajtoi disa prej çështjeve më të rëndësishme të politikës së jashtme dhe sigurisë, Erdogan foli edhe për marrëdhëniet me SHBA-në, avionët F-35, situatën në Siri dhe Gaza, Egjiptin, si dhe zhvillimet rreth Ngushticës së Hormuzit.

Një pjesë e rëndësishme e deklaratave të tij lidhej me marrëveshjen e re të mbrojtjes të nënshkruar më 7 gusht në Mekë nga Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani. Marrëveshja përcakton se një sulm i armatosur ndaj cilitdo prej tre vendeve do të konsiderohet sulm ndaj të gjithëve. Erdogan e cilësoi këtë marrëveshje si një zhvillim me rëndësi strategjike dhe tha se ajo i ka dërguar një mesazh të qartë komunitetit ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Turqia e paraqiti kërkesën zyrtare për anëtarësim në Komunitetin Ekonomik Evropian më 14 prill 1987. Procesi i saj drejt anëtarësimit në BE ka mbetur për dekada i bllokuar, ndërsa marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Brukselit vazhdojnë të karakterizohen nga mosmarrëveshje politike dhe strategjike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?