Erdogan ashpërson gjuhën me BE-në: Ne rrugën tonë, ata…
Presidenti i Turqisë Taip Erdogan i ka thënë Bashkimit Evropian se ata nuk do të ndryshojnë ligjet e tyre anti-terrorizëm në këmbim të udhëtimit pa viza.
“Ne do të shkojmë rrugës sonë, dhe ju shkoni në të juajën”, tha Erdogan, shkruan BBC.
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Turqia që të rishikojë ligjet e tyre si kusht që qytetarët e Turqisë të kenë të drejtë për udhëtim pa viza për në kohë të shkurtër.
Plani është pjesë e një marrëveshjeje që përfshin kthimin e emigrantëve, kryesisht sirianë nga Greqia në Turqi, në mënyrë që të lehtësojnë krizën e migrimit në Evropë, transmeton lajmi.net.
Erdogan këto komente i bëri një ditë pasi, kryeministri Ahmet Davutoglu, i cili kishte negociuar në masë të madhe marrëveshjen e BE-së, dha dorëheqje.
Raportet thonë se Davutoglu gjithashtu kundërshtoi planin e Erdoganit për t’i dhënë më shumë pushtet Presidencës.
Erdogan tha se ndryshimet e propozuara kushtetuese ishin një nevojë kombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

