FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erdogan del kundër futjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO: Atje ka organizata terroriste

Shteti i parë që del kundër futjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO është Turqia. Presidenti Recep Tayyip Erdogan pretendon se dy shtetet kanë brenda tyre organizata terroriste.

“Për momentin po ndjekim zhvillimet në lidhje me Suedinë dhe Finlandën, por nuk kemi qëndrime pozitive, sepse në të kaluarën qeveritë e mëparshme turke kanë bërë një gabim me anëtarësimin e Greqisë dhe ju e dini qëndrimin aktual të Greqisë kundër Turqisë, që mbështetet nga NATO”, tha Erdogan.

Turqia ka qenë gjithmonë zyrtarisht mbështetëse e zgjerimit, që prej bashkimit me aleancën ushtarake 70 vite më parë. Çdo vendim për pranimin e një vendi të ri anëtar duhet të miratohet unanimisht nga të gjithë shtetet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?