Erdogan fiton zgjedhjet në Turqi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në turqi ka konfirmuar fitoren e presidentit turk, Erdogan. Me këto zgjedhje përmbyllet edhe procesi i futjes së sistemit presidencial në Turqi. Tani është zyrtare. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Turqi, Erdogan ka fituar zgjedhjet presidenciale që në raundin e parë. Erdogan ka siguruar “shumicën absolute të votave”, u shpreh kreu i Komisionit, Sadi Güven natën e së hënës, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Sipas komisionit janë numëruar 98% e votave. Me këto zgjedhje përmbyllet edhe procesi i futjes së sistemit presidencial në Turqi. Erdogan është kreu i shtetit, qeverisë dhe partisë në të njëjtën kohë.

Wahlen Türkei - Erdogan erklärt sich zum Sieger (picture-alliance/AA/K. Ozer)

AKP kryeson

Pak orë para daljes publike të kreut të komisionit zgjedhorm Güven, kishte dalë  vetë presidenti Erdogan para zgjedhësve. “Sipas të dhënave populli ynë më ka dhënë detyrën e presidentit dhe kreut të qeverisë”, tha Erdogan, duke theksuar se rezultatet nuk ishin për momentin zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në zgjedhjet parlametare, partia islamike-konservatore, AKP pas numërimit të 80% të votave, ka marrë rreth 43% të tyre. Partneri i koalicionit, nacionalistët e MHP-së kanë marrë 11%. Sipas të dhënave aleanca qeveritare mund të marrë kështu më shumë vende në parlament se sa ishte planifikuar, konkretisht më shumë se 340 vende nga 600 gjithsej.

Swiss Digital Mobile Reklama
Deutschland - Reaktionen auf die Wahlen in der Türkei in Hamburg (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)

CHP bën thirrje për qetësi

Partia më e madhe opozitare, CHP u bëri thirrje përkrahësve të saj të ruajnë qetësinë. Sido që të dalë rezultatti, populli “nuk duhet të lejojë të provokohet”, tha zëdhënësi i saj, Bülent Tezcan në  Ankara. Zgjedhjet u shoqëruan nga raportime për parregullsi zgjedhore sidomos në juglindje të vendit. Opozita ngriti zërin se ka manipulime në provincën e Sanliurfas. Disa vëzhgues zgjedhorë, mes tyre edhe tre gjermanë, që kishin udhëtuar në Turqi me ftesë të partisë opozitare prokurde, HDP u ndaluan nga policia, sipas informacioneve të dpa-së. Edhe Ministria e Jashtme gjermane konfirmoi ndalimin e vëzhguesve zgjedhorë./dw/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?