Erdogan iftar me yllin transgjinor
Presidenti turk dhe gruaja e tij kishte ftuar në iftar yllin transgjinor Bülent Ersoy, kjo ka shkatuar debat pasi policia speciale e Stambollit, përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestën e LGBT. Presidenti konservator dhe gruaja e tij, të dielën organizuan një iftar në nder të muajt të Ramazanit, me një grup të artistëve, duke përfshirë aktorin Bulent Ersoj, një transgjinor i famshëm jo vetëm në Turqi. Në rrjete sociale ka pasur debat pasi policia speciale e Stambollit, ushtroi dhunë dhe shkatërroi tubimin e LGBT.
Fotografitë e shpërndara nga zyra e Erdoganit tregojnë afrimin e tij me “Divën”. Ersoy, 64 vjeç iu nënshtrua operacionit të transformimit në Londër në vitin 1980. Ajo u bë një njeri i famshëm por asokohe u përball me sulme verbale dhe fizike. Më herët të dielën, policia speciale qëlloi me plumba gome dhe gaz lotsjellës për të parandaluar një ngjarje trans që u mendua të ndodhte gjatë muajit të Ramazanit.
Disa qindra policë rrethuan sheshin kryesor Taksim, ku demonstratat ishin të ndaluara që prej tubimeve anti-qeveritare në vitin 2013, për të ndaluar protesta.
Demonstruesit shpalosën flamurin ylber, një simbol i komunitetit LGBT, dhe u përpoq për të lexuar një deklaratë, por u ndaluan nga policia. Autoritetet e Stambollit thanë se kishin ndaluar paradën vjetore më 26 qershor për të mbrojtur sigurinë dhe rendin publik, pas një vargu shpërthimesh anembanë Turqisë gjatë vitit të kaluar, disa prej të cilave kanë qenë të fajësuar Shtetit Islamik.
Kritikët e akuzojnë Erdoğan për kryesimin e një islamizimi që kur ai erdhi në pushtet si kryeministër në vitin 2003. Ai ka zemëruar vazhdimisht aktivistë me komentet e tij konservatore mbi seksin dhe planifikimin familjar, por ka drejtuar në përgjithësi qartë komentet publike mbi çështjet e homoseksualëve.
Burimi:The Guardian/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

