Erdogan: Isha 15 minuta larg vdekjes

Në intervistën dhënë për CNN Turk, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka rrëfyer edhe momentet kur bë Turqi po tentohej nga ushtria për grusht shteti. Erdogan tha se ai ishte me pushime me gruan e tij, dhëndrin dhe nipërit e mbesat në qytetin turistik të Marmaris, kur u informua të premten në mbrëmje se ka pasur “një lloj lëvizje” në Stamboll, Ankara dhe qytete të tjera.

Me familjen e tij dhe një “njerëz shumë të afërt” nga partia e tij, ai ka ndjekur rekomandimet për të lëvizur në një vend më të sigurt me aeroplan. Ndërsa ishin në ajër, kulla e kontrollit të trafikut ajror në Aeroportin Ataturk të Stambollit ishte nën kontrollin e ushtarëve që po tentonin grushtin e shtetit, tha ai. Forcat besnike të Erdogan rimorën kontrollin e kullës së trafikut ajror dhe aeroplani ishte në gjendje të ulej në tokë, vazhdoi rrëfimin Erdogan, e tha se pak pasi ata u ulën, shumë shpejt dëgjuan të shtëna.

“Duke filluar nga momenti që aeroplani u ul, F­16 nisën të fluturonin mbi ne, shumë afër në tokë,” tha Erdogan. “Nëse do të kisha më shumë se 15 minuta në Marmara, unë ose do të kisha humbur, ose do të vritesha. Ne lëvizëm që aty me miqtë tanë. Ky vendim ka shkaktuar skemën e bllokimit”,­ nënvizoi presidenti turk.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa tanket kishin dalë nëpër rrugët e kryeqytetit, Ankara dhe Stamboll, Erdogan tha se ai iu drejtua kombit me anë të FaceTime për shkak se transmetimi në televizionin kombëtar nuk arrinte të përcillej tek të gjithë njerëzit. Gjatë gjithë asaj përvoje të hidhur, “kurrë nuk më kaloi në mendje”, se nuk do të isha më President, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?