Erdogan kërcënon Gjykatën Kushtetuese pas lirimit të dy gazetarëve

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese  që liroi nga burgu dy redaktorët e një gazete, presidenti turk Erdogan ka reaguar ashpër duke paralajmëruar se nëse përsëriten veprime të tilla, do të vendosë në pikëpyetje vetë ekzistencën e kësaj gjykate. Deklaratat ai i bëri gjati një takimi në qytetin e Burdurit.

“Ky institucion, përfshirë presidentin dhe disa prej anëtarëve të saj, nuk është përmbajtur nga marrja e vendimeve që janë kundër vendit dhe njerëzve të këtij vendi, në një temë që është shembull konkret i një prej sulmeve më të mëdha kundër Turqisë në kohët e fundit”, tha Erdogan.

Një javë më parë presidenti turk mori në dorë kontrollin e gazetës më të madhe opozitare në vend “Zaman”. Liria e medias në Turqi është kritikuar shpesh dhe pushteti i Erdogan merr gjithnjë e më shumë tipare autoritare.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?