Erdogan kundër Handke: Dhënia e Nobelit një racisti, shpërblim për shkeljen e të drejtave

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dënoi dhënien e çmimit Nobel për Letërsisë për shkrimtarin Peter Handke, i njohur si mbështetës i politikave të ish-udhëheqësit serb Slobodan Milosheviç, i gjykuar për krime lufte.

“Dhënia e çmimit Nobel në Letërsi një personi racist nuk do të thotë asgjë tjetër përveç se shpërblim për shkeljen e të drejtave të njeriut”, tha Erdogan në një mesazh me rastin e Ditës për të Drejtat e Njeriut.

Handke njihet si një admirues i madh i Milosheviçit, i cili vdiq në vitin 2006 në gjykatën ndërkombëtare në Hagë teksa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ngrihuni në këmbë nëse i mbështesni serbët”, kishte shkruar Handke gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai po ashtu është mohues e gjenocidit serb gjatë luftës së Bosnjës.

Handke gjithashtu kishte vizituar Milosheviçin në burg dhe ishte përpjekur të dëshmonte në favor të tij.

Me fitimin e çmimit Nobel, Handke do të marrë 952 000 dollarë, një medalje dhe një diplomë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?