Erdogan me kabinet të ri për 5 vitet e ardhshme, veç dy ministra nuk ndryshojnë

Recep Tayyip Erdogan ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar, me të cilën pritet të drejtojë vendin për 5 vitet e ardhshme.

Bie në sy se përbërja e kabinetit qeveritar është pothuajse e ndryshuar dhe vetëm dy ministra kanë mundur të “mbijetojnë” nga ky riformatim ai i Shëndetësisë dhe Kulturës.

Eksperti i njohur Mehmet Simsek, ish-ministër i Financave dhe më pas Zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike, merr Ministrinë e Financave. Ai pritet të vendosë rregull në politikën financiare të vendit, për të rifituar besimin e investitorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga detyra largohet dhe ministri Mevlut Çavusoglu. Tashmë Ministria e Jashtme do të drejtohet nga ish-kreu i shërbimit inteligjent Hakan Fidan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Ministrinë e Mbrojtjes, Yasar Gueler, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, zëvendëson Hulusi Akar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?