Erdogan: Ndaluam atentatorin, por Belgjika nuk na dëgjoi

“Njëri prej autorëve të sulmeve terroriste që tronditën Brukselin një ditë më parë, u ndalua nga autoritetet turke, u deportua në Belgjikë, e cila u paralajmërua për prirjet e tij ekstremiste”. Kjo ishte deklarata e bujshme e presidentit turk, Recep Taip Erdogan këtë pasdite.

Presidenti turk thotë se ai u kap në kufi me Sirinë, në qytetin Gaziantep qershorin e vitit të kaluar dhe iu dorëzua autoriteteve belge së bashku me paralajmërimin se ai ishte një militant i lidhur me ISIS-in. Por autoritetet belge, sipas Erdogan, injoruan këto informacione dhe e lanë të lirë atë.

“Pavarësisht paralajmërive tona se ku person ishte një terrorist, Belgjika dështoi të gjejë ndonjë lidhje terrorizmi me të”, shton Erdogan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat ndërkombëtare hamendësojnë se Erdogan i referohej Khalid el-Bakraoui, njëri prej dy vëllezërve që hodhën veten në erë në aeroportin e Brukselit, emri i të cilit gjendet edhe në faqen e internetit të INTERPOL-it, ku rezulton i kërkuar për aktivitet terrorist. Khalid, nga sa pohon RTBF-ja, ishte arrestuar një herë në 2011-n për grabitje, ndërsa Brahimi 30-vjeçar kishte përfunduar prapa hekurave tetorin e 2010-s, pasi kishte qëlluar mbi policinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Roli i Khalid el-Bakraouit në sulmin në aeroport u konfirmua përmes analizave të ADN-së, ndërsa atentatori i dytë nuk është identifikuar ende.

Mbi 31 persona gjetën vdekjen dhe dhjetra të tjerë u plagosën nga katër shpërthime, dy në aeroport dhe dy në metro, që goditën Brukselin paraditen e së martës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?