Erdogan përuron hapjen e një xhamisë tjetër në Ballkan

Pas Shqipërisë, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i shoqëruar nga një numër i madh biznesmenësh turq, vizitoi Bosnje Hercegovinën, ku theksoi se palët duhet të përforcojnë lidhjet ekonomike dhe politike, ndërkohë që premtoi investime me vlere 25 milionë euro, si dhe i siguroi vendit një hua prej 50 milionë eurosh për të ndihmuar biznesin e vogël dhe të mesëm.

“Turqia dëshiron të ketë më shumë investime të drejtpërdrejta në Bosnje-Hercegovinë, sepse ato të deritanishmë nuk janë të mjaftueshme. Gjithashtu duhet të sigurojmë stabilitetin brenda kufijve të këtij shteti, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të vendosur mekanizmat e zhvillimit”

Sipas Erdoan, projektet e vëna në zbatim nga Banka turke Zirat në Bosnje, kanë siguruar deri tani 6000 vende të reja pune që prej vitit 2012.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, presidenti Mlladen Ivaniç, shprehu besimin se rritja e eksporteve boshnjake në Turqi do të ndihmojë ekonominë vendase, sidomos për faktin që produktet boshnjake e kanë të vështirë të depërtojnë në tregjet e Bashkimit Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë vizitës në Sarajevë, njëlloj si në Shqipëri, Erdoan mori pjesë në ceremoninë e hapjes së një xhamie, atë të Sulltan Mehmet Fatih, e rindërtuar gjithashtu me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, TIKA. Xhamia në fjalë, është më e vjetra në Sarajevë, e ndërtuar fillimisht nga themeluesi i qytetit, Isa Isakoviç në vitin 1457.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?