Erdogan përzë gazetarin gjerman: Furtunë kundër Merkelit!

Që presidenti turk Erdogan nuk ka një raport të mirë me gaetarët, kjo gjë dihet botërisht.

Por sikur të mos mjaftonte ngjarja me komikun gjerman Jan Bohmermann, Erdogan ka kryer sërish një veprim që ka acaruar gjermanët.

Ai ka përzënë një gazetar gjerman nga Turqia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Volker Schwenck, gazetar i televizionit ARD ishte nisur për një vizitë në Stamboll, por sapo ka zbritur në aeroport atij i është dhënë një dokument ku shkruhej “pasagjer i papranueshëm”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka qenë vetë gazetari që e ka denoncuar ngjarjen në Twitter.

Schwenck ishte nisur për në kufirin turko-sirian për të raportuar mbi gjendjen e refugjatëve, por një gjë e tillë nuk i është lejuar.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të shpërthejnë fyerjet ndaj Erdogan dhe qytetarët gjermanë kanë kërkuar një reagim zyrtar nga kancelarja Merkel, reagim që ende nuk ka ardhur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?