Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Erdogan udhëton drejt Lindjes së Mesme, përpjekje për të përmirësuar lidhjet pas vitesh tensione

Bota E diel, 16 Korrik 2023 21:46
Erdogan udhëton drejt Lindjes së Mesme, përpjekje për të përmirësuar lidhjet pas vitesh tensione
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, shkon javën e ardhshme në shtetet arabe të Gjirit. Kjo është ndër përpjekjet e tij të fundit për të përmirësuar lidhjet në rajon pas vitesh tensionesh. Në fillim të këtij muaji, Turqia rivendosi marrëdhënie të plota diplomatike me Egjiptin ndërsa vazhdon përpjekjet e afrimit me Izraelin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Javën e ardhshme Presidenti Rexhep Tajip Erdogan fillon një turne në shtetet e Gjirit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, që dikur zoti Erdogan i akuzoi se kërkonin përmbysjen e tij. Ndërsa ekonomia turke ka nevoja të mëdha për fonde, turneu është hapi i fundit i Ankarasë në përpjekjet për të rivendosur marrëdhënie miqësore në rajon.

Mund t'ju interesojë

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 20 minutash
Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Para 22 minutash
Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 23 minutash

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Soli Ozel, profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Kadir Has të Stambollit. “Vizita e parë e ministrit të ri të ekonomisë, Mehmet Simsek, ishte në vendet e Gjirit. Turqia ka nevojë të madhe për investime të reja në ekonominë e saj. Ka zëra për një marrëveshje investimimi prej 25 miliardë dollarësh”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dikur Stambolli ishte qendër e stacioneve televizive satelitore që kundërshtonin regjimet në shtetet e Gjirit dhe në Egjipt, por tani shumica e tyre janë zhdukur. Këtë muaj Turqia njoftoi rivendosjen e marrëdhëdhieve të plota dimplomatike me Egjiptin.

Marrëdhëniet u ngrinë pasi ushtria egjiptiane largoi aleatin e zotit Erdogan, Mohamed Morsi, dhe e zëvendësoi atë me Presidentin aktual Abdel Fattah el Sisi. Zoti Sisi nuk gëzon popullaritet në mesin mbështetësve fetarë të Presidentit Erdogan. Disa analistë thonë se udhëheqësit turk iu desh të priste përfundimin e zgjedhjeve presidenciale për të shtuar përpjekjet e afrimit me Egjiptin.

“Përparësia e Erdoganit në politikën e jashtme është që ta vazhdojë këtë qasje për të cilën ka punuar për një kohë të gjatë. Është punuar në shumë aspekte të rivendosjes së marrëdhënieve miqësore. Tani ka mbetur të zbatohet pjesa zyrtare dhe vizuale e këtij afrimi në formën e vizitave, ndoshta Sisi viziton Ankaranë ose Erdogani viziton Kajron”, thotë për Zërin e Amerikës Jalel Harchaoui, me Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara për Studimet e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Sipas njoftimeve të mediave turke, zoti Sisi mund ta vizitojë Turqinë këtë muaj. Forcimi i lidhjeve të Turqisë me Egjiptin dhe Lindjen e Mesme më gjerë, po ndihmon gjithashtu në përmirësimin e marrëdhënieve me Izraelin. Presidenti izraelit Isaac Herzog vizitoi Ankaranë vitin e kaluar.

“Filloi me Emiratet e Bashkuara Arabe, pastaj Arabinë Saudite dhe tani me Egjiptin dhe gjithashtu me Sirinë. Është një përpjekje rajonale e Turqisë për të normalizuar marrëdhëniet, çka duket se i jep Ankarasë më shumë besueshmëri dhe ndoshta më shumë qëndrueshmëri”, thotë për Zërin e Amerikës Gallia Lindenstrauss, analiste në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv.

Presidenti Erdogan pothuajse ka qënë i heshtur lidhur me sulmet e fundit izraelite ndaj militantëve palestinezë në Bregun Perëndimor, një qëndrim për të cilin disa analistë mendojnë se sinjalizon një vizitë të mundshme në Turqi nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. /VOA/

Etiketat e lidhura

Erdogan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 19 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 20 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 22 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 23 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.